Letërsia në botë, Vehbiu: Institutet e kulturës shumë të forta, me agjentë e ndërmjetës jo me shkrimtarë
Studiuesi Ardian Vehbiu në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se mosnjohja e letërsisë shqipe mund të vijë si pasojë e mungesës së lobimit.
Ai tregoi një përvojë të tijën në festivalin e letërsisë në Nju Jork ku pa rolin kryesor të instituteve të kulturës në shpërndarjen e letërsisë.
"Unë kam një përvojë timen në Nju Jork në 2015-2016, u bë një festival i letërsisë dhe unë përfaqësova letërsinë shqipe.
Në atë festival pashë çfarë roli të rëndësishëm luanin institutet e kulturës. instituti i kulturës polake, çeke, austriake ishte i jashtëzakonshëm. Ata dominonin festivalin me aktivitetin e tyre dhe aty mësova se çfarë bënin ata gjatë vitit. Këto institute janë në Nju Jork, janë institute shumë të forta me operatorë, jo me shkrimtarë, ata janë operatorë, agjentë ndërmjetës dhe bëjnë një punë të jashtëzakonshme për tja sjellë popullit në Nju Jork," tha ai.
