Peleshi: Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën në Veri të Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi shpreh shqetësim për situatën e krijuar atje ndërsa deklaroi se “dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje”.

“Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon”, nënvizon Peleshi.

Ministri u ka uruar shërim të shpejtë për trupat e lënduar.