Arrestohet Briken Rusta në Elbasan, ishte në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”
Arrestohet Briken Rusta në Elbasan, ishte në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ngjarja u regjistrua më 26 maj, kur Rusta ka tentuar të vrasë Mariglen Hidën për një sherr që ata kishin pasur me njëri-tjetrin.
Rusta nuk ka mundur që ta kryejë vrasjen dhe ka në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.
Ai u identifikua dhe u shpall në kërkim, ndërsa ditën e sotme u arrestua.
Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan. Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.
Policia vuri në pranga 41-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Brikin Rustës, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i Brikin Rustës për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale)


