Zhvillimet në Kosovë, Xhaçka: Mbështetje e plotë për KFOR-in, urojmë shërim të shpejtë për ushtarët

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka dënuar sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe gazetarëve duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe që duhet të ndalen menjëherë.

“Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar”, shkroi Xhaçka.

Kryediplomatja shqiptare tha se shtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”, përfundoi Xhaçka.

Ndërsa nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti, vlerësoi se protestat në veri nuk kane qenë paqësore por janë turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.