Aksident në Korçë/ Përplasen dy automjete, 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2023, 16:53
Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.
"Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës," njoftoi policia.
Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
