Tregu i veçantë i punës, risi për personat me aftësi të kufizuar, 15 kompani të interesuara

15 kompani të ndryshme ofruan mundësi punësimi për personat me aftësi të kufizuara. Synimi i panairit të veçantë është që dhe kjo kategori të ndihet e integruar në shoqëri.

Punësimi për personat me aftësi të kufizuar.

Personat me aftësi të kufizuara tashmë mund të gjejnë punë dhe të ndihen të integruar në shoqëri.

Madje për të lidhur drejtpërdrejt punëdhënësit me ta u zhvillua dhe një panair i posaçëm.

“Kemi biznese kryesisht nga sektori bankar. Ka punë që targetojnë në mënyrë intelektuale. Ka një ndryshim me ata që kanë karrige me rrota dhe duhet një tavolinë e përshtatshme, ndërsa një person me sindromën down ai do të kishte nevojë për një asistent në muaj e parë.”

Enea 19 vjeç interesin e kishte tek kursi i kompjuterit.

“Për të gjetur punë dhe për të punuar në kompjuter.”

Megi thotë se ka gjetur punë dhe është shumë e lumtur.

“Jam e punësuar dhe jam e lumtur.”

Të interesuar ishin rreth 15 komani dhe qëllimi është që këtë ta kthejnë dhe në traditë edhe në vitet e ardhshme si një mundësi për integrimin e kësaj kategorie në shoqëri.