Premier League mbyll sezonin 2022-2023, ja verdiktet përfundimtare (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2023, 19:46

Pasditen e sotme janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së fundit të Premier League ku u hoqën edhe pikëpyetjet e fundit.
Leicester City dhe Leeds United rrëzohen bashkë me Southampton në Championship ndërsa Everton arrin të mbijetojë.
Liverpool dhe Brighton kualifikohen për në Europa League ndërsa Aston Villa në Conference League.
Në ndeshjet e së dielës, Liverpool barazoi 4-4 në fushën e Southampton ndërsa Arsenali shkatërroi 5-0 Wolves.
Kampionët e Manchester City u mundën 1-0 në transfertën e Brentford ndërsa Chelsea dhe Newcastle u ndanë në barazim 1-1.


