Dështimi në kampionat, Hummels flet si kapiten i vërtetë: Kemi tifoz të mëdhenj, ditë të vështira për Dortmund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2023, 21:03
Dortmund pati shansin e artë për të fituar titullin kampion, pasi sot ndaj Mainz 05 mjaftonte fitorja.
Verdhezinjtë barazuan 2-2 në shtëpi, duke i dhuruar titullin Bayernit. Kapiteni i Dortmund, Mats Hummels u shfaq i mërzitur pas sfidës.
“Kemi tifozë të mëdhenj dhe luajmë për një klub të madh.
Por sot ka vetëm një ngushëllim të vogël, sepse donim shumë të festonim bashkë.
Do të jetë e vështirë, ditët e ardhshme do të jenë brutale” – tha ai.