VIDEO/ Inter në Champions League edhe sezonin e ardhshëm, Atalanta k.o në “San Siro”

Vazhdon momenti i artë i Interit që tashmë duhet të mendojë vetëm dhe ekskluzivisht për finalen e Champions League në 10 qershor kundër Manchester City.
Zikaltërit sigurojnë matematikisht zonën Champions League edhe për sezonin tjetër pasi kaluan 3-2 Atalantan në një provë gjenerale përpara finales edhe pse sezoni në Itali mbyllet pas disa ditësh me javën e fundit.
Kupa e Italisë shoqërohet me suksesin e 22 sezonal për skuadrën e Simone Inzaghit që gjeti rrugën e rrjetës me Lukakun, Barralla-n dhe të përhershmin Lautaro Martinez.
Në krahun tjetër, Atalanta duhet të kënaqet me zonën Europa League pasi me këtë humbje dorëzohet edhe matematikisht në garën për vendin e katërt ku dueli i vetëm mbetet mes Juventusit dhe Milanit që do të ndeshen nesër dhe momentalisht ndahen nga 5 pikë në klasifikim.
Nuk arrin të kualifikohet nga kampionati edhe Roma që gjithsesi e ka edhe një shans me finalen e Europa League të mërkurën kundër Sevilla-s. Skuadra e Jose Mourinhos u mund 2-1 në “Artemio Franchi” nga Fiorentina.
