Surpriza e Uzinit/ Gol dhe propozim për martesë, bomberi beratas ulet në gjunjë përpara tifozëve (VIDEO)

Natë magjike për bomberin shqiptar, Myrto Uzuni në fund të sfidës me Leganes ku shënoi golin e 23 sezonal, siguroi ngjitjen e Granadas në La Liga dhe mori një "po" si përgjigje për surprizën që i bëri të fejuarës. 

Në fund të ndeshjes ai u ul në gjunjë përpara Uarda Hysenit duke i kërkuar që të vendosin kurorë. Në një atmosferë të veçantë, përgjigja nuk mund të ishte veçse "po". 

Moment fantastik për sulmuesin shqiptar i cili do të shkojë në alrar për të celebruar dashurinë e tij me bukuroshen shqiptare.

Ja momenti i propozimit;