Dhunoi të dashurën, del nga burgu ish-sulmuesi i Partizanit

Theofilus Solomon i cili kaloi 3 muaj pas hekurave për dhunë në familje, ka dalë nga qelia dhe tashmë mund të shikojë përpara.

Sulmuesi që gjatë kohës kur luante për Partizanin u akuzua se ka dhunuar të dashuren e tij shqiptare, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale ku thekson se tashmë dëshiron të shikojë përpara e të ndihmojë Gjilanin pasi ka nënshkruar disa muaj më parë me klubin kosovar.

27-vjeçari pjesë e Partizanit në vitet 2019-2021, nëpërmjet një videomesazhi u kërkon falje tifozëve, shokëve të skuadrës dhe klubit duke premtuar se do të japë maksimumin në të ardhmen.