Verdiktet e sezonit në Bundesliga, ja kush rrëzohet, surprizën Champions e bën klubi modest berlinez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2023, 18:19
Me mbylljen e sezonit 2022-2023 në Bundesliga, janë hequr edhe pikëpyetjet e fundit. Përtej çështjes “titull” këtë të shtunë u luajt edhe për mbijetesën dhe biletën e fundit Champions.

Në vendin e katërt u rendit përfundimisht Union Berlin që kualifikohet për herë të parë në Champions League edhe pse vetëm pak sezone më parë militonte në ligat e ulëta. Klubi i “punëtorëve” berlinezë, mundi Werder Bremen dhe përfitoi nga hapi fals i Freiburg në Frankfurt.
Schalke 04 rikthehet në Bundesliga 2 vetëm një sezon pas rikthimit në Bundesliga ndërsa Stuttgart do të luajë ndeshjen play out. Hertha Berlin bie gjithashtu një kategori më poshtë.

