Velipoja s'është ende gati për turizëm, operatorët: Turistët nuk erdhën nga moti i keq, mungon stafi i kualifikuar
Teksa jemi në prag të sezonit turistik operatorët në Velipojë shprehen se muaji maj rezultoj negative për ta për shkak të motit të keq. Bizneset thonë se duhet thellohet bashkëpunimi me bashkinë për pastrimin, ndërsa sfidë mbetet gjetja e punonjësve të kualifikuar.
Moti i keq që ka mbizotëruar gjatë majit ka bërë që në qytetet bregdetare të mungojnë turistët në krahasim me vitet e kaluara.
Operatorët turistikë në Velipojë thonë se edhe gjatë majit shqiptarët e Kosovës ishin besnikët e zonës.
"Kryesisht janë bashkëatdhetarët tanë nga Kosova që dominojnë, pastaj nga Europa Qëndrore, Gjermani, Poloni.
Gjatë këtij muaji nuk ka qënë koha e përshtatshme për bizneset që të fillojmë shërbimin që ne dëshirojmë të ofrojmë për pushuesit. Kemi pasur kontakte me shumë turistë që e vizitojnë Velipojën ndër vite gjatë muajit maj. Por janë faktorët atmosferikë që nuk na kanë mundësuar ti presim me ato kushtet që kemi dëshirë ti presim," thanë ata.
Teksa po i ofrohemi zyrtarisht sezonit, bizneset bëjnë thirrje për thellimin e bashkëpunimit mes tyre dhe autoriteteve lokale, kryesisht për pastrimin e plazhit.
"Në drejtim të pastërtisë mendojmë se duhet pak më tepër vëmendje në mënyrë që dhe ne të plotësohemi. Këtu ka dy anë: pjesa private ku bizneset e kanë një zonë të përcaktuar për të mbajtur pastër vendin ku janë të liçensuar.
Pjesa tjetër që del nga sipërfaqet e këtyre që i shfrytëzojnë është pjesa e bashkisë që ka të negociuar firmën me kontratë. Shpresojmë që ajo të am,rrë përgjegjësitë e veta," tha ai.
Gjetja e punonjësve të kualifikuar mbetet sfidë edhe në Velipojë këtë sezon.