"Fëmijë që përdorin duhan", specialistët: Shqetësues përdorimi i duhanit nën 18-vjeç, 9 në 10 persona me kancer, duhanpirës

Përdorimi i duhanit tek moshat e reja është një problem shqetësues në vendin tonë. Specialistët e Shëndetit Publik flasin për përdorim të gjerë në shkolla, ndërsa ata bëjnë thirrje për një strategji kombëtare për të ulur nivelin e pirjes së duhanit.

Pirja e duhanit vijon të jetë shqetësuese në vendin tonë kryesisht tek moshat e reja nën 18 vjeç.

Profesionistët e shëndetit publik, thonë se shkolla është ambient ku të rintë provojnë për herë të parë duhanin.

"Sidomos vitet e fundit po shihet një tendencë që po konsumojnë nga këto produktet e reja grupmoshat e reja. Është rritur numri i të rinjve që po e përdorin dhe kjo është e papranueshme që të përdoren këto produkte nga fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 vjeç," tha Roland Shuperka, Specialist ISHP.

Që situata është alarmante e dëshmojnë edhe këto pamje të regjistruara nga Ora News.

Po brenda oborrit pihen cigaret?

Po pijnë dhe i kemi parë se i kanë nëpër xhepa dhe i kalojnë anash që mos ti shohin mësuesit.

A pinë cigare elektronike apo duhan?

Të dyja i pinë. Cigare elektronike pinë tek klasat e 8-ta dhe të 9-ta," thonë ato.

Format tradicionale të duhanpirjes mbeten shqetësimi kryesor për profesionistët.

"Tek të sëmurët me kancer të mushkërive, 9 janë duhanpirës nga duhani tradicional," tha ai.

Doktor Roland Shuperka foli për nevojën e një strategjie kombëtare për uljen e duhanpitjes në shkallë kombëtare.