EMRI/ “Dhunë në familje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”, arrestohet 46-vjeçari në Dibër
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është arritur të parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.
Si pasojë është vënë në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kanosi ato se do ti vriste me armë gjahu.
Nga burime mësohet se policia ka prangosur shtetasin Haxhi Shtjefni, ndaj të cilit rëndojnë veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”
Në cilësinë e provave materiale, policia ka sekuestruar dhe armën e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Trepç, njësia Administrative Melan, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarve të tij si dhe po i kërcëntonte ato me armë gjahu, menjëherë kanë kaluar në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të munduar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Sh., 46 vjeç.
46-vjeçari, për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkatuar atyre dëmtime fizike, si dhe i ka kanosur se do ti vriste me armë gjahu çifte.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



