Nga Moldavia në Itali/ Arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtorja, si i shfrytëzonin vajzat e reja për prostitucion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2023, 22:42
Një shqiptar 33 vjeç ka rënë në prangat e policisë së bashku me një shtetase nga Moldavia 35-vjeç, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.
Të dy autorët banues në provincën e Caserta-s rekrutonin vajzat e reja nga Moldavia, i dërgoni në Itali dhe më pas i detyronin të prostituonin.
Hetimi nisi pas denoncimeve të bëra nga disa prej vajzave që kishin arritur t’u shpëtonin autorëve.
Fillimisht atyre u propozoheshin vende punë në Itali, por në momentin që mbërrinin në destinacionin, përballeshin me të vërtetën e hidhur.