Dy aksidente në Berat e Sarandë, në spital 65 vjeçari dhe 26 vjeçarja
Dy aksidente kanë ndodhur sot në Sarandë dhe Berat ku të dëmtuar kanë mbetur një 65 vjeçar, që uhdëtonte me biçikletë dhe një 26 vjeçare, drejtuese e mjetit.
"Rreth orës 14:00 në vendin e quajtur "Ypsiloni", automjeti tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin Th.F., 68 vjeç, ka goditur biçikletën që udhëtonte shtetasi A.M., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. M, u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.