Kriza financiare, Barcelona shet edhe…ulëset e barin e stadiumit “Camp Nou”

Barcelona do të uajë të dielën me Mallorca-n ndeshjen e fundit në mitikun “Camp Nou” që gjatë dy viteve të ardhshme do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë për të marrë një fytyrë tjetër.

Në mënyrë që klubi të arkëtojë sa më shumë të ardhura për shkak të krizës financiare që ka shtrënguar presidencën të bëjë shpenzime të matura, është vendosur që shmë pjesë të kompleksit të vjetër të dalin në shitje.

Sipas gazetës “Sport”, situata është aq e rëndë në klubin katalanas sa kanë menduar të arkëtojnë edhe nga shitja e barit të fushës apo ulëseve që do të çmontohen plotësisht. Duke ditur se bëhet fjalë për rreth 100 mijë të tillë, arkëtimet për Barcelonën do të jenë sigurisht të kënaqshme.