Rama vijon turin e falenderimeve: Në Kukës edhe demokratët vetë kuptuan se drejtimi ishte majtas
Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të falenderimeve, teksa sot ishte në Kukës.
Ai u shpreh se Kukësin e Tropojën i kishte tek lista e 11 bashkive të diskutueshmekjo për shkak të historisë familjare e lidhjes së demokratëve. Megjithatë u shpreh ai edhe demokratët vetë e kuptuan se drejtimi isjhte për të kaluar votën majtas.
"Edhe Kukësin e Tropojën i llogarisja tek ato 11 të diskutueshme, po i llograisja me zor të madh se më dukej e vështirë. Kanë punuar shumë mirë organizatat, patronazhistët, aktivistët që dua ti falenderoj pasi janë bërthama më e re e organizimit tonë.
Një rol në këtë mes ka luajtur dhe një lëvizje djathtas sepse shumë njerëz që janë të djathtë për arsye të historisë së familjes së tyre, lidhjes me ndryshimin e regjimit, e kanë të pamundur ta konceptojnë të votojnë majtas për PS. Një pjesë e tyre këtë herë e ka parë shumë qartë që drjetimi është për ta kaluar votën majtas," tha ai.

