“Rusia po dobësohet në front” Wagner: Kemi humbur 20 mijë ushtarë në betejën e Bahmutit
Mbi 20 mijë ushtarë, pjesë e grupi Wagner kanë humbur jetën në luftimet e qytetit të Bakhmutit. Kreu i grupit mercenar ka thënë se ushtria e tij dhe e Rusisë po dobësohet, ndërsa janë të përgatitur për një kundër ofensivë që mund të largojë trupat ruse nga jugu dhe lindja e Ukrainës, duke pretenduar edhe Krimenë.
Beteja për kontrollin e qytetit të Bahmutit mes forcave ukrainase dhe ruse po u kushton shumë të dyja palëve sipas raportimeve nga fronti lindor i luftës.
Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, thotë se ata vetëm ata kanë humbur mbi 20 mijë luftëtarë.
Shifra e vrarëve sipas Yevgeny Prigozhin, përbën 20 % të 50.000 të dënuarve rusë që ai rekrutoi për luftën në Ukrainë.
Madje ai konfirmoi dobësimin e ushtrisë ruse, deri në dështim, që pasi Ukraina u furnizua me armë nga aleatët perëndimorë.
“Skenar pesimist: ukrainasve u jepen raketa, ata përgatisin trupat, sigurisht ata do ta vazhdojnë ofensivën e tyre, duke tentuar të kryejnë një kundërofensivë. Ata do ta sulmojnë Krimenë, do të tentojnë ta shkatërrojnë urën që e lidh gadishullin e aneksuar ukrainas me territorin e Rusisë. Prandaj, ne duhet të përgatitemi për luftë të ashpër” – tha ai.
Shefi i Wagner-it, po ashtu tha gjatë intervistës se forcat e Kremlinit vranë civilë gjatë luftës, gjë që të cilën Moska vazhdimisht e ka mohuar.
