Guvernatori i Floridës rivalizon Trump, Ron DeSantis shpall të mërkurën kandidaturën për President
Rivalët e Donald Trum në garën brenda republikanëve për të dale përballë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 2024-s vijojnë të shtohen. Ron DeSantis pritet të shpallë kanidaturën e tij këtë të mërkurë
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis do të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm në SHBA.
Në rivalitetin brenda republikanëve, duket se ka fituar edhe zemrën e një prej mbështetësve të Donald Trump, pronarit të Teslas, Elon Musk.
E pikërisht në rrjetin social Twitter, që është në pronësi të këtij të fundit, Ron DeSantis do të prezantojë ofertën e tij në garën presidenciale, ku Musk do të jetë në krah të tij.
Manjati i teknologjisë ka shprehur më parë mbështetje për zotin DeSantis në vitin 2024, duke përfshirë edhe shkrimin në Tëitter nëntorin e kaluar se preferenca e tij është për "dikë të arsyeshëm dhe të qendrës".
44 vjeçari Ron DeSantis, shihet si rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump për nominimin e Partisë Republikane.
Guvernatori i bashkohet një liste në rritje të pretendentëve që kërkojnë të rrëzojnë Trump, i cili kryeson me më shumë se 30 pikë në sondazhet kombëtare.
Votuesit republikanë shkojnë në qendrat e votimit në një seri zgjedhjesh paraprake që fillojnë shkurtin e ardhshëm për të përcaktuar se cili kandidat do të përballet me Presidentin Joe Biden, në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit 2024.
