Irani proteston edhe në burgje, tubim në ambientin e burgut e Teheranit kundër ekzekutimeve

Në iran protestat po zhvillohen jo vetëm në sheshe, por edhe në burgje. Një grup  grave të ndaluara kanë organizuar një tubim në ambientin e burgut Evin të Teheranit, kundër ekzekutimit të fundit të tre protestuesve.

Mediat ndërkombëtare ato folën edhe kundër dënimeve me vdekje duke i cilësuar shkelje të të drejtave të njeriut

Në fakt lajmi është shpërndarë përmes rrjeteve sociale, ndërsa në reagim u përfshinë disa prej aktivisteve më të njohura

“Të burgosurat politike femra të burgut Evin mbajtën një ceremoni të shtunën  në oborrin e repartit të grave për të protestuar ndaj ekzekutimeve të fundit, duke përfshirë ekzekutimin e dy personave në burgun e Arakit me akuzën për blasfemi  dhe tre ekzekutimet e fundit në Isfahan”, tha një prej tyre.

Megjithatë nuk ka të dhëna nëse pjesëmarrëset në këtë reagim janë ndëshkuar

Përplasjet në Iran janë shtuar edhe më shumë pas demonstrative të shtatorit të shkuar që erdhën si shkak I vdekjes së Mahsa Aminit.

Njëzetedy vjeçarja vdiq teksa po mbahej në paraburgim nga policia në Teheran, pasi u ndalua me arsyen se nuk e kishte vendosur shaminë e kokës në mënyrë të duhur.

Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran me bazë në Norvegji thotë se këtë vit të paktën 275 persona janë ekzekutuar në Iran, duke përfshirë të paktën 90 në tre javët e fundit, duke e bërë majin “muajin më të përgjakshëm” në vend në pesë vitet e fundit.