Franca nuk gjen qetësi/ Punonjësit e hekurudhave protestojnë në ndërtesën e KE në Paris

Punonjësit e hekurudhave dhe sindikalistët pushtuan hollin e Komisionit Evropian në Paris.

Demonstruesit hynë në ndërtesë dhe ndezën fishekzjarrë. Ata kishin veshur jelekët e sindikatës së punëtorëve të hekurudhave Solidaires.

Përveç kësaj, grevistët ndërprenë takimin e ministrit të Transportit të Francës, Clement Beaune, jo shumë larg rrugës qendrore metropolitane të Champs Elysees.

Më parë në prill, punëtorët e hekurudhave dhe sindikalistët që protestonin për reformën e pensioneve pushtuan ndërtesën e bursës Euronext në distriktin e biznesit Défense në Parisin verior. Protesta u organizua me thirrjen e sindikatave të Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT).