Foto e rreme që tronditi rrjetin/ “Shpërthimi në Pentagon” dyshohet se u krijua nga inteligjenca Artificiale
Një fotografi e rreme për një shpërthim të supozuar pranë Pentagonit që u shndërrua ne virale në internet në orët e fundit dyshohet se është krijuar nga inteligjenca Artificiale! Ngjarja konfirmoi edhe një herë rrezikun e ngritur më herët nga keqpërdorimi i teknologjisë
Kjo fotografi e krijuar nga inteligjenca artificiale, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, me pretendimin se kishte ndodhur një shpërthim pranë Pentagonit.
Postimet në rrjetet sociale shkaktuan edhe një tronditje të shkurtër në tregun e aksioneve, ndërsa autoritetet nxituan të sqaronin se nuk kishte ndodhur asnjë shpërthim dhe se fotografia ishte e rreme.
Pavarësisht përpjekjes, ftografia me pretendimin se pranë Pentagonit kishte ndodhur një shpërthim u shpërnda edhe nga media duke përfshirë RT, një kompani mediatike e mbështetur nga qeveria ruse e njohur më parë si “Russia Today”.
Po ashtu kjo fotografi u shpërnda edhe nga një profil në Tëitter, që mban shenjën blu të verifikimit të kompanisë së medias sociale dhe që pretendonte në mënyrë të rreme se ishte e lidhur me agjencinë e lajmeve “Bloomberg”.
Përhapja e shpejtë e imazhit bëri që Departamenti i Zjarrfikësve i qarkut Arlington, në shtetin e Virxhinias, pranë Pentagonit, të përdorte mediat sociale për të rrëzuar lajmet e rreme.
Ekspertët vlerësojën se fotografia e rreme ka të ngjarë të jetë krijuar duke përdorur programe të inteligjencës artificiale, të cilat japin pamje gjithnjë e më realiste, por shpesh herë me defekte
Në këtë rast thonë se kishte mospërputhje me ndërtesën reale, gardhin rrethues, si dhe element të tjerë.
Muajt e fundit janë shënuar disa raste kur materiale të krijuara nga inteligjenca artificiale janë bërë virale në rrjet! Pak kohë më parë i ashtuquajturi Kumbari i paralajmëroi për rreziqet që mund të sjellë përdorimi i inteligjencës artificiale!