Denver për herë të parë në finalen e NBA, LeBron James dorëzohet përballë Jokic (VIDEO)
Nuk ka shpëtim për Los Angeles Lakers që bashkë me LeBron James u mundën edhe në ndeshjen e katërt të finales së perëndimit duke u dorëzuar në pjesën kulminante të sezonit.
Edhe pse kalifornianët e mbyllën pjesën e parë në +15, nuk arritën të ruanin ritmin e miqve nga Colorado që në pjesën e dytë të frymëzuar nga shtatlarti serb Nikola Jokic triumfuan 113-111 duke e fiksuar rezultatin final të ndeshjeve në 4-0.
Praktikë e mbyllur, finale e siguruar për Denver që e finalizoi sezonin e rregullt në vendin e parë duke respektuar në këtë mënyrë të gjitha parashikimet fillestare.
40 pikët e James nuk mjaftuan dhe as 15 nga 25 goditjet e sakta nga fusha për “Mbretin” ndërsa 28-vjeçari serb fitoi çmimin MVP të finales duke eklipsuar pikërisht James. Ai regjistroi një tjetër “triple double”, të tetën këtë play-off duke barazuar një legjendë si Wilt Chamberlain, rekord që rezistonte që prej vitit të largët 1967, ndërsa në ndeshjen e dytë të fituar në Los Angeles, 4 koshat e fundit i realizoi ikërisht ai, Nikola Jokic.
30 pikë, 14 ribaunde dhe 13 asiste ndërsa në m byllje një 3 pikësh shumë i rëndësishëm madje edhe në një pozicion jo të favorshëm, tregojnë shumë rreth momentit fantastik që po kalon Jokic por edhe skuadra e Denver.
Tashmë skuadra nga Colorado ka gjithë kohën e duhur për të marrë frymë pasi finalja e madhe për unazën e NBA starton në datën 1 qershor dhe në krahun tjetër Miami është 3-0 në avantah ndaj Boston e me shumë mundësi, Denver do të gjejë në sfidat e fundit të sezonit ekipin e frymëzuar nga Jimmy Buttler.
