Peleshi: Kontingjenti shqiptar në Letoni, dëshmi përkushtimi dhe aftësish

Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë kontributin në misionet jashtë vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përcolli pasditen e sotme në rrjetet sociale momente nga përgatitja e trupave tona me mision në Letoni.

“Kontingjenti shqiptar në grupbatalionin e NATO-s në Letoni demonstroi aftësitë në eliminimin e rreziqeve nga municionet e paplasura që rrezikojnë jetën, jo vetëm të kolegëve të tyre ushtarakë, por edhe civilëve në rast konflikti”, u shpreh Peleshi.