PD denoncon manipulimet dhe shkeljet në procesin zgjedhor në Elbasan
Kryetari i KZAZ-së nr. 47, Anton Prekaj, denoncoi shkelje të pretenduara gjatë procezit zgjedhor të së dielës së kaluar në Bashkinë Elbasan.
Në një deklaratë si përfaqësues i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Ai tha se në disa qendra votimi janë dërguar pajisje elektronike të votimit dhe numërimit pa vulë sigurie.
Kryetari i KZAZ-së nr. 47, deklaroi se se ku janë kur janë dorëzuar tabelat e rezultateve dhe tabelat përmbledhëse në KQZ, u është kërkuar që të plotësojmë tabela të tjera me rezultate të ndryshme nga ato që Pajisjet e Votimit për Qendrat e Votimit Nr. 2481/1 dhe 2483.
Elbasani ishte një nga tre bashkitë ku u aplikua identifikimi dhe votimi elektronik.
Rezultatet e publikuara nga KQZ nxorrën fitues kandidatin e PS, Gledian Llatja i cili do të drejtojë bashkinë në një madnat të dytë
"Jam këtu në cilësinë e (KZAZ) nr 47 të Bashkisë Elbasan, për të denoncuar parregullsitë dhe shkeljet e vërejtura në të gjitha etapat e procesit zgjedhor në këtë KZAZ. Konkretisht:
Nga Komisionet e Qendrave të Votimit janë dorëzuar në KZAZ 47, 72 pajisje elektronike të votimit dhe numërimit (PENV), pa vulë sigurie, shkelje e rëndë kjo e pasqyruar në pr verbalet përkatëse të dorëzuara në KQZ.
Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ne 47, ka certifikuar rezultatin e nxjerrë nga operatorët, të cilat janë depozituar në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ.
Ditën kur janë dorëzuar tabelat e rezultateve dhe tabelat përmbledhëse në KQZ, na është kërkuar që të plotësojmë tabela të tjera me rezultate të ndryshme nga ato që Pajisjet e Votimit kanë printuar dhe ne i kemi certifikuar më parë për Qendrat e Votimit Nr. 2481/1 dhe 2483. Pretendimi i tyre ka qenë sepse pajisja e dorëzuar ka të dhëna të tjera nga ato që ne kishim certifikuar me Vendim unnim të KZAZ47. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe që ngre shumë dyshime.
Unë dhe komisionerët e opozitës kemi refuzuar me arësyetimin se nuk mund të nxirren tabela rezultatesh te ndryshme për të njëjtën QV, duke i kërkuar KQZ që ata të korrigjojnë tabelat finale bazuar edhe në Kodin Zgjedhor.
Nga KQZ më është bërë presion disa herë dhe disa ditë rrjesht për t’i miratuar tabelat e tyre, deri edhe me ndjekje penale.
Denoncoj këto praktika të dyshimta, që vënë në pikëpyetje të gjithë procesin dhe ngrenë dyshime për devijim dhe manipulim të rezultatit zgjedhor në Bashkinë Elbasan," tha ai.
