Alibeaj: Humbësi i madh i zgjedhjeve paska gjetur armiq të rinj me listën e të përjashtuarve të rradhës

Ish-kryetari i komanduar i PD Enkeled Alibeaj deklaroi sot se Berisha, që sipas tij i solli disfatën demokratëve dhe opozitës më 14 maj, ka gjetur sot armiq të rinj duke publikuar listën e të përjashtuarve të rradhës.

"Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore.

Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës," shprehet Alibeaj.