"14 maji", Veliaj dhe Sako zyrtarisht fitues, KQZ çertifikon rezultatin për Tiranën dhe Durrësin
Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve miratioi të dielën rezultatin final të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit. Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashki lexoj rezultatet finale dhe vulosi fitoren e Erion Veliajt ne Tirane dhe te Emirjana Sakos në Durrës, të dy përfaqësues të Partive Socialiste.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoj të dielën rezultatet e 14 majit për Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit.
Tanimë zyrtarisht Erion Veliaj ka fituar mandatin e tretë në Tiranë, duke marrë 158856 vota, kundrejt Belin Këllicit 100425 vota, ndërsa në vendin e tretë u rendit Arlind Qori me 13851 vota.
Supriza në Tiranë ishte pikërisht Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit e cila arriti të siguronte një mandate në Këshillin Bashkiak dhe po ashtu nga një mandat siguruan edhe Nisma Thurje, PDIU, LZHK dhe Partia Republikane.
Në Tiranë PS do të ketë 34 ulëse në parlamentin lokal, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 15 ulëse, dhe PD 4 ndërsa PSD e Tomë Doshit 3.
11931 vota në Tiranë ishin të pavlefshme.
Ndërkohë në Durrës u certifikua rezultati, ku Emirjana Sako e PS ka marrë zyrtarisht 48512 vota, kundrejt Igli carës së BF I cili mori 38784 vota.
Në Durrës PS do të udhëheq edhe këshillin me 28 mandate, BF me 13, PD 5 mandate, PAA 3 mandate, ndërsa PSD dhe PDIU nga një mandate.
