Delegacioni i Vatikanit në qelitë e burgut të periudhës komuniste
Nje delegacion i Vatikanit i kryesuar nga kardinali shqiptar Ernest Troshani vizituan qelitë e burgut të periudhës komuniste.
Pikërisht këtu ka vuajtur dënimin At Zef Pllumi. Pak metër hapësirë një dritare e vogël për një rreze drite e besimi, mure me lagështirë si në atë kohë, është ambient ku qëndroi përfaqësuesi i klerit që nuk u dorëzua as në diktaturë. Në nder të tij qëndron kryqi, mbi të imazhi i Jezu Krishtit ku qëndrojnë me kukën ulur.
mjetet që gardianët përdornin për torturën.
Pak metër me tutje, qëndron qelia e kardinalit Ernest Troshani, me zë të ngadaltë e me emocione kujton momentet kur vuajti dënimin.
I thanë të heqë dorë nga besimi, por sot i fal.
"Më sollën një kovë plot me ujë me akull dhe se di si ka shpëtuar. Jeta e njeriut është e shkurtër. Të jeni të lumtur për të gjtihë jetën duhet të bëni mirë, të ndihmoni të pasur e të vrfër,' tha ai.
U arrestua natën e krishtlinjes së vitit 1963 pasi mbajti meshën në nder të presidentit të SHBA Xhon Kenedi. Përfaqësuesit e lartë të Vatikanët ndalën dhe në ish degën e brendshme, ku të ndaluarit I nënshtroheshin dhunës dhe kërkesës për të treguar
I prekur nga vizita në muze Ipeshkvi i Firences, Kardinal Betori foli për martirët e kishës shqiptare.
Pas vizitës në muze, në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, nën drejtimin e Kardinal Betorit dhe me praninë e kardinal Troshanit, Nuncit Apostolik dhe ipeshkvit të Shkodrës u mbajt një meshë e shenjtë ku homelia ishte lutje për martirët e kishës.
Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra u dhuroi një pikturë me 38 martirët e kishës.
Në vazhdën e vëmendjes që Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka pasur ndaj Shqipërisë dhe kishës i dhuroi Shqipërisë një statujë të një prej tre kryeengjëve, Shën Mikelit, që u vendos këtë të enjte pranë katedralës së Shën Palit ne Tiranë si simbol i fitores së popullit shqiptar ndaj regjimit totalitar.