Hoxha:Nëse policia do të ushtronte kontrolle ngjarjet kriminale në shkolla do të minimizoheshin

Avokati Arbër Hoxha i ftuar në Ora News emisionin “Epiqendër” të moderators Sonila Musai foli për dhunën në shkolla dhe bullizmin në institucionet arsimore.

Ai u shpreh se:

Arbër Hoxha: “Problemi është i tillë duhet trajtuar në dy apekte, sigurisht që aspekti psiko-ekonomik mund të trajtohet por sigurisht një pjesë e nxënësve nuk shkojnë në shkollë për tu arsimuar dhe për tu edukuar por shkojnë në shkollë për të kaluar kohën në pjesën dërrmuese të tyren dhe këto janë zakonisht kontigjent dhe policia apo specialisti i zonës dhe hallka të tjera të komisariatit kanë një listë të personave që janë më problematikë dhe nëse do të kryhen kontrrolle të herëpasherëshme sigurisht që një pjesë e ngjarjeve të tilla kriminale mund të parandalohen”.