Hoxha:Ministria e Drejtësisë duhet të ketë department të kriminologjisë, krimi duhet studiuar nga vjen
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 18 Maj 2023, 20:08
Avokati Arbër Hoxha i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderators së Ora News Sonila Musai kërkoi që në Ministrinë e Drejtësisë të ketë një department të kriminologjisë që të bëjë politikën penale.
Në fjalën e tij ndër të tjera Hoxha tha:
Arbër Hoxha:”Politika penale duhet të ketë kriminologë të vërtetë një department i cili të jetë dhe i pandryshueshëm pra panvarësisht pushtetit politik se cili vjen ata kriminolog nuk duhet të lëvizin nga Ministria e Drejtësisë.
Nuk ka një department të kriminologjisë që të bëjë politikën penale. Kriminologjia është shkenca që studion kriminalitetin si fenomen dhe bën parandalim të përgjithshëm dhe parandalim të posaçëm”.

