Kukësi mund Laçin, Vllaznia përfiton dhe rikthehet në zonën europiane

Tre rezultate që e bëjnë edhe më interesante betejën e mbijetesës por edhe atë të zonës europiane.

Kukësi me dy gola të Ndrecës dhe Barbosas rregullon shumë situatën në klasifikim dhe i rrëmben një fitore të rëndësishme Laçit që me disfatën minimale të regjistruar në qytetin verilindor, i largohet disi objektivit Europë sepse Vllaznia nuk bëri një hap fals duke përfituar në sfidën e saj kundër Teutës.

Në “Loro Boriçi” shkodranët morën tre pikë me golin e Çobës për t’u ringjitur përkohësisht në vendin e katërt që u siguron një vend në Conference League sezonin e ardhshëm. Një ndeshje ku doli në pah mungesa e dëshirës së dy skuadrave edhe pse durrsakët u shfaqën më kërkues duke rrezikuar seriozisht të largoheshin me pikë nga qyteti verior.

Në Durrës, Erzeni u mund 2-1 nga Bylisi që tashmë rrezikon seriozisht skuadrën shijakase në vallen e mbijetesës dhe në krizë rezultatesh. Rizgjohet edhe Kastrioti që kalon 1-0 Egnatian tashmë të sigurt për zonën europiane dhe me mendjen te finalja e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës.  

Kukësi mund Laçin, Vllaznia përfiton dhe rikthehet në