Derbi i statistikave, Partizani i favorizuar nga...historia


Java e 33-të kulmon me Derbin e kryeqytetit ku Tirana do të presë Partizanin në sfidën që mund të vendosë fatin e titullit kampion. Një sfidë që nuk ka lindur sot dhe ndoshta nuk do të përfundojë asnjëherë sepse historia e dy klubeve në përballjet me njëri-tjetrin është rreth 80-vjeçare.

Momentalisht, Tirana mban vendin e parë me 2 pikë më shumë por në statistika është më inferiore përsa i përket numrit të fitoreve që janë vetëm 47 përkundrejt 70 të Partizanit ndërsa 52 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Derbi që do të luhet ditën e sotme është i 170-i që bardheblutë dhe demat do të zhvillojnë mes tyre. Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është zhvilluar më 30 mars 1947, ku demat triumfuan 8-0. Kjo është fitorja më e thellë në një derbi mes tyre. Ndërkohë më 22 shtator 1985 bardheblutë do të triumfonin 7-3 ndaj të kuqve, duke u kthyer kështu reston. 3 derbet e këtij sezoni janë përsëri në favor të djemve të Colellës që kanë fituar 2 dhe kanë humbur vetëm 1.

Tirana ka shënuar 48 gola ndërsa Partizani 47 në këtë sezon të Superiores, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 228 herë.