Formula 1 pa garë këtë fundjavë, moti i keq “fik motorrët”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2023, 14:31
Gara e Imolas për Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 është anuluar për shkak të motit të keq që ka përfshirë pistën e shtetit së vogël në zemër të Europës.
Bëhet fjalë për ndalesën e kësaj fundjave pasi shirat e dendur dhe erërat e forta janë shtrirë në të gjithë zonën e Emilja Romanjës. Sipas drejtuesve të Formula 1, nuk ka asnjë mundësi që kjo garë të rikuperohet në kalendarin e këtij sezoni, çka do të thotë se kampionati 2023 do të zhvillohet minimalisht me një ndalesë më pak.
Për të respektuar kontratën mes zyrtarëve vendas dhe FIA-s, gara në fjalë do të shtohet në një kalendar pas vitit 2026 kur përfundon edhe kontrata mes Imolas dhe Formula 1.
