Qytetarët të pa interesuar për të votuar, deri në orën 18:00 votojnë 36.5% e qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 18:47
Në 61 bashki të vendit dhe në 5213 qendra votimi, shihet një pjesëmarrja e ulët e qytetarët që kanë votuar në zgjedhjet lokale.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani janë 36.5% e qytetarëve me të drejtë vota që kanë votuar deri në orën 18:00.
Janë të pakta bashkitë në të cilat raportohet një pjesëmarrje mbi 50%, ndërkohë që në minutat e fundit të përfundimit të orarit zyrtar nuk shihen radhë apo fluks për të votuar.


