Ndërpritet disa minuta energjia në Mallakastër, pezullohet procesi i votimit

Kur mbetet edhe më pak se një orë nga mbyllja e procesit të votimit, raportohet se në Mallakastër ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Mësohet se energjia është shkëputur në qytet dhe në disa zona të njësive administrative, e shkak mendohet të jetë moti me reshje.

Energjia është ndërprerë për disa minuta duke pezulluar procesin e votimit.

Qytetarët kanë qëndruar pranë qendrave të votimit ndërsa energjia është rikthyer.