Divjakë, përplasen dy makina, ndërron jetë 40-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 19:38
Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor "Divjakë-Gradishte", në vendin e quajtur "Mëhallëz" automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.
Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
