Yuri Kim bën "vëzhguesen" edhe në Elbasan, vizition qendrat e votimit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, pas Vlorës, ka vizituar qendra votimi edhe në qytetin e Elbasanit ditën e sotme.

Diplomatja amerikane është ndalur në një nga qendrat e votimit për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor.

Yuri Kim ka thënë se ishte pranishme edhe në disa qendra votimi në qytete të tjera të vendit.

Kujtojmë se duk folur për mediat në Vlorë, ambasadorja theksoi se: “Nuk duhet ushtruar asnjë presion ndaj votuesve dhe është e rëndësishme që çdo votues të ushtrojë të drejtën e tij. Asnjë nuk duhet dhe ta blejë votën dhe është përgjegjësia e autoriteteve që të zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë”.

Yuri Kim bën "vëzhguesen" edhe në Elbasan, vizition