"Braktisin kutitë"/ Komisionerët e Alibeajt “harrojnë” të shkojnë në qendrat e votimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 08:04
Ndërsa ka nisur votimi në qendrat e votimit në të gjithë vendin që nga mëngjesi i ditës së sotme, nga Fieri denoncohet mungesa e komisionerëve të Partisë Demokratike.
Denoncimi vjen nga deputeti i Fierit Luan Baçi, i cili publikon dhe emrat e komisionerëve të Enkelejd Alibeajt



Ndërkaq një incident i ngjashëm është shënuar edhe dje ku komisionerët e PD nuk janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen e materialeve zgjedhore.
Materialet janë tërhequr në 7 qendra nga 37, ndërsa ende nuk ka një sqarim se përse nuk janë paraqitur komisionerët në qendrat e votimit.
Sakaq, komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur në të gjitha qendrat e votimit.


