EMRI/ Ndalohet në flagrancë vëllai i kandidatit të PD-së në Mallakastër, përleshet me kreun e Fratarit. Ja dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2023, 23:15
Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, kandidat i PD-së në Mallakastër është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se është konfliktuar me disa persona të tjerë.
Burime pranë Drejtorisë së Policisë Fier bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme është ndaluar Shkëlqim Kapllanaj, administrator i Kompanisë “Shkëlqimi 007”, i cili dyshohet për blerje vote dhe po ashtu për goditje për shkak të detyrës ndaj Administratorit të Njësisë Administrative Fratar shtetasin SH.K. si dhe për veprën penale dëmtim prone.
Shoqërimi i këtyre shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje u bë në flagrancë nga forcat e Policisë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

