U përfshi në fushatë/ Pezullohet nga detyra inspektori i policisë në Konispol
Inspektori i Policisë në Konispol Alush Çokalli është pezulluar nga detyra për shkak të përfshirjes në fushatë.
Lajmi konfirmohet nga burime policore.
Inspektori u denoncua nga faqe lokale afer kandidatit të opozitës Fatmir Shero.
"Në lidhje me një foto të publikuar në një portal, ditën e sotme, në të cilën shfaqet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore, ju sqarojmë se:
Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, është pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmësspecialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol. Gjithashtu, ndaj këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor," thuhet në reagimin e policisë.
DENONCIMI: Polici ose “i plotfuqishmi” i zonës Konispol, zoti Alush Cokalli, edhe pse ligji ja ndalon ,është përfshirë me mish dhe shpirtë ne fushatë duke ju bëre presion qytetarëve në Konispol, që të votojnë Ps. Kjo është makina e fotografuar përpara shpisë së Petrit Velo.
Për arsye se zotëria është paditur ne Prokurori dhe Spak , nuk mund të publikojmë foto dhe Video , pasi i disponojmë të gjitha provat. POLICIA E SHTETIT Merrni masa për terrorin që bëhet në zonën e Konispolit, nëse një polic bën terror tek qytetari për votën , atëherë kush do ta ruaj rendin? Dhe kush do e ndeshkojë krimin?
