Uji kërcënon shpendët migrator/ Kali i Qyqes rrezikon të zhduket, vetëm 5 çifte janë në Vjosë
Në Shqipëri Kali i Qyqes është shkaba e vetme që ka mbetur. Por edhe në këtë rast janë vetëm 5 cifte të tilla qëndrojnë në parkun kombetar te lumit Vjosa sërish në rrezik zhdukje. Shkak është ndotja e ujrave por edhe e grepave helmues që kanë vënë në rrezik një sërë speciesh
Uji po rrezikon zhdukjen e disa shpendëve shtegëtarë në Shqipëri.
Kristi Bashmili, nga shoqata ornitollogjike e shqiqërisë thotë se zvogëlimi i hapësirave dhe ndotja e këtyre ekosistemeve po rrisin rrezikun mes këtyre popullatave.
"Çdo ditë përballemi me humbje, fragmentim apo dëmtim të këtyre habitateve që reflekton dhe mungesë të ushqimit sidomos për speciet migratore. Shumica e këtyre ligatinave po humb prej urbanizimit dhe zgjerimit të zonave urbane në drejtim të këtyre habitateve, si paojë e ndotjes që vjen nga zonat urbane apo të trashëguara," tha ai.
Madje dritat e alarmit janë ndezur për të paktën një specie. Kali i Qyqes, e vetmja shkabë folezuese që ka mbetur në vendin tonë rrezikon të zhduket.
"Një ndër to është kali i qyqes që është e vetmja shkabë folezuese në vendin tonë e që vjen në jug të vendit në muajin prill dhe largohet në shtator. Nga rreziqet kryesore që i kanosen kësaj shkabe është habitati, helmimi dhe përplasja me energjinë elektrike," tha ai.
Ndryshimi i hartës së zonave të mbrojtura gjithashtu sjell probleme më sigurinë e shpendëve migrator.
"Gjithashtu heq sipëfaqen e zonave të mbrojtura në Shqipëri duke hequr statusin zonë e mbrojtur e duke i lënë të lira si zona zhvillimi në të ardhmen," tha ai.
Në Parkun kombëtar të lumit Vjosa në territoret e tyre të folezimit 5 cifte të kalit të qyqes.
Vitin e shkuar kjo popullatë përbëhej nga 6 çifte dhe dy individë të vetmuar, ndërsa në ballkanë përfaqësohet nga më pak se 50 të tillë.
11-13 maj njihen si ditët ndërkombëtare të shpendëve shtegëtar, ditë në të cilat synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve për ruajtjen e këtyre shpendëve, por edhe të habitateve të tyre.