Vjen më 2 qershor në Shqipëri Kongresi Ndërkombëtar i Estetikës së Avancuar
Në 2 qershor në shqipëri do të mbahet Kongresi i pare Ndërkombëtar i Estetikës së Avancuar. Organizimi është bërë prej Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor, ndërsa në të do të marrë pjesë dhe një prej masazhatorëve më të njohur i shpallur 6 herë kampion bote. Lajmin do ta ndiqni pas siglës mbyllëse të këtij edicioni
Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor, organizon me datën 2 Qershor, Kongresin e parë Ndërkombetar të Estetikës së Avancuar.
Trajnime, teknika, produkte dhe pajisje inovative me pjesëmarrje të gjerë ndërkombetarë të specialistëve nga e gjithë bota.
"Sigurisht që ka një interes shuëm të madh nga të gjjithë profesionistët e këtyre sektorëve por kemi nderin që në këtë kongres të kemi dhe një prej kampionëve të botës disa herë, z.Antonio Cerrone që do të mbulojë disa seksione me kopetencat e tijd he realisht ka nëj interes të madh nga të gjitha estetistet për këto lloj trajtimesh," tha Ilir Tafaj, President i SHPPAT.
"2 Qershori për mua do të jetë një ditë revolucionare, do të prezantojmë akademinë e masazhit por jo vetëm, edhe një pasaportë ndërkombëtare. Unë jam Antonio Cerrone, përfaqësoj mbi 20 vende të botes dhe vij me kënaqësi edhe në Shqipëri për të ndërtuar së bashku historinë e estetikës së avancuar, kozmetologjisë dhe artit të masazhit.
Në këtë Kongres dua të jap kontributin tim për të rinjtë shqiptarë që të mos largohen jashtë shtetit, por të gjejnë veten e tyre këtu dhe të përqafojnë botën e inovacionit dhe të bukurisë. Në 2 Qershor mos mungoni. Faleminderit Shqipëri për mikpritjen," tha Cerrone.
Për median u prezantuan mënyra më të avancuara të trajtimit dhe përkujdesjes së artit trupor.