Mbërrijnë me polici dhe makina ushtrie në Korçë materialet zgjedhore të 14 majit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2023, 13:57
Mbërrijnë edhe në Korçë materialet zgjedhore që do të përdoren në 14 maj.
Me makina ushtrie dhe forcat e policisë materialet janë dorëzuar pranë 2 ZAZ, 73 të qytetit dhe 74 të fshatrave, më konkretisht pranë pallatit të sportit për qytetin dhe shkollës Raqi Qirinxhi që do të ketë fshatrat.
Deri më tani nuk janë hasur problematika gjatë shpërndarjes së tyre.
Në qarkun juglindor në vitin 2021 ka patur 427 qendra votimi dhe 284373 votues.
Materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në Pogradec, me numër ZAZ 69, me mbi 70 mijë votues dhe 106 QV.

