Gazetari tregon dy “gabimet” e Qori: Mungesa në protestën e pedagogëve dhe mbështetja e Debreshit

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Lavdërim Lita tha se Arlind Qori ka bërë dy gabime gjatë jetës së tij politike.

Lita tha se i pari ishte mospërfshirja në protestën e pedagogëve në protestat që ata bënë dhe mbështetja për Elton Debreshin.

Lita: Qori ka bërë dy gabime gjatë jetës së tij politike: mospërfshirja në protestën e pedagogëve në protestat që kanë bërë ata, ku nuk e kam parë. E dyta lidhet me mbështetjen që i ka dhënë në vitin 2021 për një kandidat të pavarur në Bulqizë, i cili rezultoi në një çështje ligjore ku nuk doli shumë mirë në sytë e publikut për të marrë azil politik.