Presidenti polak mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE: I kuptojmë shumë mirë sakrificat tuaja

Gjatë takimit me presidentin Begaj, presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duda theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë edhe një nga prioritet e Polonisë kur të marrë drejtimin e Presidencës së BE në gjysmën e parë të vitit 2025.

Duda: Me mbështetjen e Polonisë, së shpejti shpresoj që Shqipëria të jetë anëtare e BE dhe do të jemi bashkë në këtë familje të madhe. Deklarova edhe mbështetjen tonë polake për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. I thashë Presidentit se më 1 Maj kemi pasur konferencë shtypi me Kryeministrin ku theksuam në mënyrë të qartë lidhur me afrimin e kryesimit të Polonisë në kuadrin e BE në gjysmë e parë të 2025, e kemi thënë qartazi cilat janë prioritetet, midis të cilave forcimin e lidhjes mes SHBA dhe Evropës, prioritet të dytë do kemi anëtarësimin në BE të Ukrainës, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, midis të cilave është edhe Shqipëria e cila është në krye sa i përket përmbushjes së kritereve. 

Jemi përkrahës të dyerve të hapura në BE. I kuptojmë shumë mirë sakrificat e Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare për të realizuar të gjitha reformat që janë të domosdoshme. Shihet shumë qartë që këto reforma po realizohen, nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt. Është në interesin tonë, është në interesin e BE. E sigurova Presidentin që këtë anëtarësim e mbështesim.