Tiranë, njëri kanosi policin me mesazhe, tjetri u kap me dorezë hekuri, prangosen 2 persona

Policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin M. K., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës", pasi ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. C., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, një përforcues grushti (dorezë metalike).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.