"Nuk takon dot kryebashkiaken apo administratën", Cara: Qytetarët e Durrësit ankohen, qyteti është lënë pas dore
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Durrës Igli Cara në një intervistë për Ora News u shpreh se bashkia ka shumë mungesa në investime ndërsa qytetarët ankohen se nuk takojnë dot kryetaren e bashkisë apo administratën për të zgjidhur hallet.
Cara u shpreh se pushteti ka bërë disa investime në qendër të qytetit, me një kosto të lartë, ndërsa pjesa tjetër është lënë pas dore.
"Qytetarët që paguajnë taksa në Durrës duhet të zgjedhin atë person që do të administrojë Bashkinë.
Kryefjala e çdo takimi me qytetarët e Durrësit ka qënë që Bashkia ëshët larg nesh, është një derë e mbyllur dhe kjo jo vetëm për efektet e reformës administrative 2015. Të gjithë na thonë që është shumë e zorshme të takosh kryetarin e bashkisë por dhe administratën sepse shpesh herë nuk na zgjidhin probleme.
Këtë e kam kuptuar jo vetëm kur ma kanë thënë por kur kam dalë dhe kam parë çfarë bëhet realisht në qytet.
Përveç qendrës që ka investime edhe pse janë të diskutueshme sa i përket vlerës që është përdorur për tu investuar. Pra rilindja urbane përpara bashkisë, Veliera, të gjitha këto por po të shohim pjesën tjetër të qytetit është lënë komplet pas dore. Kemi akoma mungesa në ujin e pijshëm edhe pse jemi në 2023. Infrastruktura është shumë e rënduar.
Në shumë zona nuk bëhet fjalë për ndriçim. Kanalet e ujërave të zeza në 50-60% e zonave janë të pasistemuara. Të gjtihë po na thonë që përfaqësues të Bashkisë pothuajse nuk i prekin kurrë. Mungojnë kanalet kulluese, vaditëse për bujqësinë, infrastruktura, ndriçimi, kopshtet dhe çerdhet pas tërmetit. Gjendja është tepër e rënduar," tha ai.
