"E dinë që e kanë të humbur", Silva Caka denoncon publikisht Bashkinë Skrapar: I kanë vënë kyçin, s'ka asnjë punonjës
Deputetja e PD Silva Caka ka denoncuar sot Bashkinë Skrapar e cila rezultonte e kycur në mes të ditës.
Në denoncimin e bërë publik prej saj thuhet se adminitrata nuk është në punë dhe në bashki s'ka asnjë në punë.
"Bashkisë së Skraparit i vunë kyçin që sot, se e dinë që e kanë të humbur.
Ora 15:00 dhe në Bashki nuk ka asnjë punonjës, se i morën të gjithë me detyrim në Berat, meqënëse iu ka vajtur RaMandata
Në të gjithë Skraparin, administrata nuk gjendet në punë, se i kanë detyruar të shkojnë në Berat, madje as rojet e institucioneve nuk janë aty…
Merrini me detyrim e me shtrëngim, Skraparit do t’i rikthehet lavdia e njerëzve punëtorë më 14 Maj, me Euglen Mustafallarin.
Voto nr. 1 Euglen Mustafallarin. Voto nr. 1 Bashkë Fitojmë," thuhet në videon e publikuar.
